Ambasada amerikane në Facebook ka ndarë urimin presidencial të Shtëpisë së Bardhë nga Donald dhe Melania Trump për Festën e Fitër Bajramit.
Në mesazhin e tyre, Trump dhe Zonja e Parë dërguan urimet më të mira për çdo amerikan që feston këtë ditë të shenjtë. A
ta e përshkruan Fitër Bajramin si një moment bashkimi për familjet dhe komunitetet myslimane, duke theksuar përkushtimin shpirtëror të këtij muaji të Ramazanit.
Për më tepër, ata e lidhën këtë festë me parimin themelor amerikan të lirisë fetare, për të cilin, sipas tij, Administrata Trump po lufton çdo ditë.




