Deputeti i rizgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, kanë vizituar Shoqatën e Pavarur të Gruas “Hareja”, ku u njohën me punën dhe aktivitetet e saj në mbështetje të grave dhe komunitetit.
Hoti vlerësoi angazhimin e kësaj shoqate, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për iniciativa që kontribuojnë në fuqizimin e grave dhe zhvillimin shoqëror.
Ai falënderoi ambasadorin Hargreaves për interesimin dhe përkrahjen ndaj projekteve që synojnë avancimin e rolit të grave në shoqëri.




