Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se Vjosa Osmani nuk mund të konsiderohet më figurë konsensuale për postin e presidentes.
Duke komentuar pjesëmarrjen e Osmanit në takimin mes Kurtit dhe Abdixhikut në Kuvend, Rrustemi tha se ajo tashmë ka një rol politik, pasi ka qenë bartëse e listës së një partie dhe deputete.
Sipas tij, takimet mes partive duhet të shërbejnë për gjetjen e një zgjidhjeje për formimin e institucioneve, e jo për të përcaktuar presidentin.




