Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Andy Burnhamin për emërimin në postin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.
Në një postim në rrjetin social “X”, Kurti ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin mes dy qeverive në fusha si tregtia, investimet, siguria dhe mbrojtja e demokracisë nga ndikimi i Rusisë dhe përfaqësuesve të saj në Evropën Juglindore.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike.




