Një 18-vjeçare, e cila u lëndua në aksidentin tragjik të ndodhur sot në Komoran, po vazhdon trajtimin në Mjekimin Intensiv Qendror të QKUK-së.
Ajo fillimisht iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente në Qendrën Emergjente, pas lëndimeve të rënda të marra në aksidentin ku humbi jetën 24-vjeçarja Rea Raka.
Shefi i Mjekimit Intensiv Qendror, Shaqir Uka, ka bërë të ditur se e reja ka pësuar lëndime në gjymtyrët e anës së majtë dhe në regjionin e barkut.
Sipas tij, gjendja e pacientes aktualisht është relativisht stabile dhe ajo po mbahet nën kujdesin e vazhdueshëm të ekipit mjekësor./EO/




