Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për mosdeklarim të mjeteve financiare në vlerë prej 172 mijë e 600 eurosh.
Gjykata ka vendosur që Ahmeti të dënohet me dy vite burgim, si dhe me 5 mijë euro gjobë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Ahmeti nuk kishte deklaruar mjete financiare në vlerë prej 54 mijë e 400 eurosh, të cilat dyshohet se janë pranuar nga llogaritë personale të nënës së tij, si dhe 118 mijë euro të tjera nga fondet e tij.
Prokuroria ka pretenduar se shuma totale e mjeteve të padeklaruara arrin në 172 mijë e 600 euro.




