Ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), ku ishte paraparë të shqyrtohej kërkesa e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, lidhur me njoftimet për tërheqjen e dorëheqjeve nga gjyqtarët dhe stafi gjyqësor nga komuniteti serb.
Gjatë diskutimit, anëtari i KGjK-së, Bashkim Hyseni, ka kërkuar që kjo çështje të vendoset si pika e parë e rendit të ditës. Ai ka kërkuar sqarime për vonesën në trajtimin e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb.
Mbledhja nuk ka arritur të zhvillohet, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera për hapat e ardhshëm të Këshillit lidhur me këtë çështje.




