Një rast i dhunës në familje është raportuar në Malishevë më 28 gusht.
Sipas Policisë, një burrë kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Në rast është përfshirë edhe vajza tjetër, e cila po ashtu është arrestuar.
Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.




