Të paktën 27 persona kanë vdekur dhe 42 të tjerë janë plagosur, përfshirë katër fëmijë, pas një sulmi me dron rus në rajonin e Kievit.
Sulmi shkaktoi zjarr dhe shpërthime të fuqishme në një depo, ndërsa flakët prekën edhe disa objekte banimi. Rreth 381 persona janë evakuuar nga zona.
Autoritetet ukrainase kanë nisur hetime për incidentin, ndërsa sulme të tjera me dron janë raportuar edhe në Kiev dhe Kherson.




