Edon Zhegrova mund të largohet përkohësisht nga Juventusi, pasi Lazio po shqyrton mundësinë e transferimit të tij në formë huazimi.
Sipas raportimeve nga Italia, trajneri Gennaro Gattuso e vlerëson profilin e kosovarit për shpejtësinë dhe teknikën në sulm. Formula e mundshme do të ishte huazim njëvjeçar pa detyrim blerjeje.
Zhegrova, i cili iu bashkua Juventusit në vitin 2025, sezonin e kaluar zhvilloi 20 paraqitje. Megjithatë, Lazio duhet fillimisht të lirojë hapësirë në repartin ofensiv për ta konkretizuar interesimin.




