Ish-deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka theksuar se anëtarësia është themeli i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se asnjë kryetar, kryesi, Këshill i Përgjithshëm apo Kuvend nuk është mbi vullnetin e anëtarëve.
Pas humbjes së thellë në zgjedhje, Veliu tha se partia nuk shpëtohet duke u mbështetur te strukturat e kontrolluara, por duke dëgjuar zërin e bazës. Ai shtoi se LDK nuk duhet të shndërrohet në pronë personale ose strehë të një rrethi të ngushtë, duke kujtuar se historia tregon se ata që e prishin themelin dhe rrënjët e partisë nuk mbahen mend si udhëheqës të suksesshëm.
“Zoti e ruajt LDK-në!”, përfundoi Veliu.




