Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 181 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit. Në këtë periudhë janë regjistruar 17 aksidente me të lënduar dhe 38 aksidente me dëme materiale.
Po ashtu, gjatë 24 orëve janë arrestuar 27 persona, prej të cilëve 9 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit.





