Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe.
Sipas saj, një vendim i tillë bie ndesh me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në mënyrë demokratike.
Përfaqësues të ambasadës kanë theksuar se çdo veprim që cenon këtë parim themelor mund të dëmtojë bashkëpunimin dhe partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.




