Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar para Knessetit se Izraeli është “gati për çdo eventualitet”, ndërsa tensionet me Iranin rriten dhe SHBA po shqyrton një sulm të mundshëm ndaj Teheranit.
“Kushdo që na sulmon do të përballet me pasoja të padurueshme”, paralajmëroi ai. Irani ka kërcënuar se çdo sulm amerikan do të shkaktojë hakmarrje të ashpër kundër objektivave izraelite dhe amerikane në rajon.
Netanyahu gjithashtu i dërgoi mesazh brendësisë së Izraelit, duke theksuar rëndësinë e demokracisë dhe pjesëmarrjes publike, dhe duke shprehur dëshirën për një parlament të zhurmshëm ku debatet të jenë të hapura. Ai vuri në dukje se publiku vendos përmes votës, duke mbrojtur kështu qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e vendit.




