Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore ndaj Britanisë së Madhe, me rezultat 24:22, në kuadër të “Men’s 18 EHF Championship II”.
Ndeshja u zhvillua të shtunën në Telavi të Gjeorgjisë, ndërsa Kosova pati një paraqitje të mirë që nga fillimi. Pjesa e parë u mbyll me epërsi të thellë 15:5 për Kosovën.
Në pjesën e dytë, përzgjedhësi u dha mundësi të gjithë lojtarëve, ndërsa britanikët arritën ta ngushtonin diferencën. Megjithatë, Kosova e ruajti epërsinë deri në fund.
Arbian Thaqi ishte më efikasi me shtatë gola, ndërsa Eltijon Hoxha dhe Dorart Ramadani shënuan nga katër.
Kosova U18 do të luajë të dielën për vendin e tretë në këtë garë.




