Këngëtarja Albulena Ukaj ka ndarë me ndjekësit në TikTok një pjesë të këngës së papublikuar që kishte realizuar në bashkëpunim me artistin Shpat Kasapi.
Projekti, i cili nuk u përfundua pas ndarjes së tij të parakohshme nga jeta, është publikuar nga Albulena si një homazh për artistin e ndjerë.
Në përshkrimin e videos, ajo ka shprehur emocione të forta dhe mall për mikun e saj, duke theksuar se kënga mbeti “përgjysmë”, ashtu si edhe një pjesë e kujtimeve të saj me të.
Postimi ka marrë reagime të shumta mbështetëse nga fansat.




