Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar ka realizuar gjithsej 170 urdhëresa të gjykatës në lokacione të ndryshme dhe në aksione të ndara.
Sipas njoftimit, 43 prej tyre kanë qenë për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime. Personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata me gjoba janë liruar pas përmbushjes së obligimeve.
Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar edhe 7 armë zjarri me municion të llojeve të ndryshme.
Në fushën e sigurisë në trafik, janë shqiptuar gjithsej 3513 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, prej të cilave 660 janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe radarëve mobil.






