Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se 12 Qershori rikthen në kujtesë sakrificën e popullit të Kosovës, guximin e luftëtarëve të UÇK-së dhe realizimin e ëndrrës për liri.
Në një postim në Facebook, ai ka kujtuar të rënët për atdhe, duke theksuar nderimin për komandantin Adem Jashari, dëshmorët, martirët dhe të gjithë luftëtarët e UÇK-së.
Limaj ka shprehur gjithashtu mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe aleatët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre gjatë luftës në Kosovë, duke uruar Ditën e Çlirimit.




