Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se shtetet nuk rrëzohen brenda natës, por shemben kur korrupsioni bëhet sistem dhe përçarjet politike e shoqërore thellohen.
Ai tha se këto dukuri, sipas tij, janë të pranishme edhe në Kosovë, duke paralajmëruar se korrupsioni po gërryen besimin e qytetarëve, ndërsa retorika nacionaliste po përdoret për shmangie të llogaridhënies.
Gashi theksoi se vendi ka nevojë për institucione të forta dhe lidership unifikues, jo për ndarje dhe propagandë politike.
Sipas tij, Kosova mund të ketë sukses vetëm nëse vendosen shteti dhe interesi afatgjatë mbi interesat e ditës.




