Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se Kryesia e partisë po zhvillon diskutime për analizën e rezultatit zgjedhor dhe çështjet që lidhen me bashkëpunimin politik.
Ai theksoi se nuk sheh arsye për zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë, ndërsa bëri të ditur se në mbledhje po shqyrtohet edhe letra e kryetarit Lumir Abdixhiku, për të cilën do të jepen sqarime pas përfundimit të diskutimeve.
Haziri shtoi se u largua më herët nga mbledhja për të marrë pjesë në ceremoninë e nderimeve të fundit për Nuhi Rexhepin./EO/




