Serbia ka vazhduar aktivitetet diplomatike kundër Republikës së Kosovës, përmes takimeve dhe deklaratave të zyrtarëve të saj të lartë.
Kryeministri serb, Gjuro Macut, ka organizuar një drekë pune me ambasadorë të më shumë se 20 shteteve të akredituara në Beograd, ku ka falënderuar vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Fushata diplomatike është vijuar edhe nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka falënderuar Meksikën për qëndrimin e saj për të mos vendosur marrëdhënie bilaterale me Kosovën.




