Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka deklaruar se nuk ka informacion për ndonjë nismë të delegatëve për mbledhjen e nënshkrimeve me qëllim të shkarkimit të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Ai tha se deri më tani asnjë delegat nuk e ka njoftuar për një iniciativë të tillë.
Azemi bëri të ditur se Kryesia e Degës së LDK-së në Ferizaj është ftuar të mblidhet të mërkurën në orën 18:00, ku do të diskutohet rezultati i zgjedhjeve të fundit, si dhe zhvillimet e tjera brenda partisë.
“Askush nga delegatët nuk më ka njoftuar për një iniciativë të tillë dhe nuk kam informacion lidhur me këtë. Kryesinë e kam ftuar në mbledhje në orën 18:00, ku do të diskutojmë rezultatin zgjedhor dhe çështje të tjera. Delegatët janë të lirë të vendosin sipas parimeve të tyre. LDK-ja ka 355 delegatë dhe kërkesat trajtohen në forumet e partisë, sipas statutit, e jo përmes rrjeteve sociale”, tha Azemi.




