Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rolin e Francës si një nga aleatet më të rëndësishme të Kosovës gjatë pritjes së organizuar nga Ambasada e Francës me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës Franceze.
Në fjalën e tij, Kurti tha se Franca ka qenë pranë Kosovës në momentet vendimtare, duke mbështetur popullin gjatë luftës, njohur pavarësinë e vendit dhe kontribuar në forcimin e institucioneve demokratike.
Ai theksoi se partneriteti mes dy vendeve po thellohet përmes bashkëpunimit politik, institucional, kulturor dhe arsimor, ndërsa falënderoi ambasadorin francez, Olivier Guérot, për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës.




