Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka vazhduar fushatën sensibilizuese për sigurinë në komunikacion, me fokus përdorimin e Raportit Evropian të Aksidenteve.
Zyrtarët policorë të Stacionit Veriu në Prishtinë kanë shpërndarë materiale informuese për qytetarët, duke i njoftuar për rëndësinë dhe mënyrën e përdorimit të këtij raporti në rastet e aksidenteve.
Gjatë takimeve, policët kanë sqaruar procedurat e plotësimit të raportit dhe rastet kur ai mund të përdoret.
Policia ka bërë të ditur se aktivitetet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e vetëdijesimit të shoferëve dhe përmirësimin e sigurisë në rrugë.




