Juliana Nura, e cila është në pritje të binjakëve përmes procedurës IVF, ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga Zvicra, ku ndodhet për kontrolle mjekësore.
Ajo ka folur për planet dhe përkushtimin e saj për t’u siguruar fëmijëve një të ardhme sa më të mirë. Juli ka theksuar rëndësinë e pavarësisë, edukimit dhe mundësive që dëshiron t’ua krijojë binjakëve të saj.
Sipas saj, fëmijët do të kenë dy shtetësi dhe mundësi më të gjera për jetesë e arsimim në vende të ndryshme.
Juliana ka treguar se dëshira për t’u krijuar fëmijëve kushte më të mira lidhet edhe me historinë e familjes së saj dhe sakrificat e prindërve të saj, të cilët dikur u larguan jashtë vendit për një jetë më të mirë.




