Më 6 gusht 2026, në Malishevë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar pasi dyshohet se gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar një revole me 3 fishekë, si dhe 9 gëzhoja.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.




