Një aksident i rëndë trafiku është raportuar në fshatin Mleqan të Malishevës, ku si pasojë një person ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur sot, ndërsa në vendin e aksidentit kanë dalë ekipet emergjente dhe Policia e Kosovës. Detaje të tjera rreth aksidentit dhe rrethanave që çuan deri te ngjarja pritet të bëhen të ditura nga autoritetet.




