Pas PDK-së dhe AAK-së, edhe LDK-ja ka refuzuar ftesën e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, për takim me partitë politike.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij është e gatshme të takohet vetëm me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin.
Sipas Abdixhikut, Haxhiu për LDK-në është deputete dhe jo palë përgjegjëse për zgjidhjen e krizës politike.




