Profesori Ibrahim Berisha po përmendet si një nga emrat e mundshëm për President të Kosovës.
Berisha nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me këtë mundësi. Në ditën kur emri i tij u përfol, ai publikoi një postim ku njoftoi për botimin e librit të tij të ri me tri novela, “Rrëfimi i pendimit”.
Ai theksoi se komunikimi, kultura dhe letërsia kanë qenë dhe mbeten fusha në të cilat do të vazhdojë të përqendrohet.




