Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar situatën politike në vend, duke thënë se Kosova po përballet me një krizë të vazhdueshme institucionale.
Ajo ka deklaruar se, edhe pas tri proceseve zgjedhore, vendi rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje për shkak të moskonstituimit të Kuvendit.
Bajrami ka ngritur pyetje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke kërkuar të dijë pse, sipas saj, po shtyhet vendi vazhdimisht drejt zgjedhjeve.
“Pse po e shtyn vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve?”, ka shkruar Bajrami, duke shtuar se mungesa e Kuvendit funksional dhe e institucioneve legjitime po ndikon në jetën e qytetarëve.




