Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar bllokimin e punës së Kuvendit, duke pretenduar se po shkelen detyrimet dhe betimi i deputetëve.
Ramadani tha se do të vazhdojë të denoncojë, siç i quajti ai, “shkeljet zinxhirore” që po ndodhin gjatë krizës institucionale.
Ai akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se, përmes mungesës në sallën plenare dhe mosvazhdimit të procesit të konstituimit, nuk po e përmbush detyrën e marrë nga qytetarët.
Sipas Ramadanit, deputetët kanë obligim të respektojnë Kushtetutën, ligjet dhe të përfaqësojnë qytetarët me dinjitet./EO/




