Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktakuzës ndaj Fatmir Shehollit, duke kërkuar që rasti të trajtohet edhe si çështje e sigurisë kombëtare.
OVL-UÇK ka theksuar se respekton prezumimin e pafajësisë, ndërsa ka kërkuar nga institucionet të hetojnë çdo kontakt, komunikim, lidhje financiare dhe person të përfshirë, në mënyrë që të zbardhen eventualisht rrjete më të gjera.
Sipas OVL-UÇK-së, institucionet duhet të verifikojnë edhe nëse shërbimet inteligjente serbe kanë mbledhur ose përdorur materiale që lidhen me luftën e UÇK-së.
“Institucionet e drejtësisë dhe sigurisë duhet të ndjekin provat kudo që të çojnë. Kosova ka të drejtë të dijë kush punoi kundër saj”, thuhet në reagim.




