Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë kërkuar të hyjnë në objektin e Qeverisë së Kosovës, në kuadër të protestës për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.
Ata kanë kërkuar të zhvillojnë një takim brenda objektit, ndërsa Policia u ka thënë se do të kërkojë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nëse pranon t’i takojë.
“Nuk është punë dëshire, ai vendin e ka atje, ai duhet me dalë jashtë”, ka deklaruar deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku./EO/




