Më 16 shtator pritet të shpallet aktgjykimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.
Interesimi për ta ndjekur seancën nga afër është i madh, por jo të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi të jenë të pranishëm.
Sipas një njoftimi të siguruar nga IndeksOnline, përparësi për pjesëmarrje në sallë do të kenë familjarët e ngushtë të të akuzuarve.
Ndërkohë, seanca do të transmetohet me një vonesë prej 10 minutash.




