Dua Lipa ka ndarë fotografi nga prapaskenat e fotosesionit të saj për revistën prestigjioze “Vogue Italia”, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet e saj.
Këngëtarja shfaqet në disa kombinime të ndryshme, nga veshje me dantellë e lëkurë deri te një fustan me dizajn të veçantë.
Në intervistë, Dua ka folur edhe për martesën me Callum Turner, duke kujtuar momentet e festës dhe rëndësinë e kalimit të kohës së bashku.
Fotot e reja kanë marrë reagime të shumta dhe kanë vënë në pah edhe një herë stilin e veçantë të artistes shqiptare.




