Policia e Kosovës ka zhvilluar dy operacione kundër trafikimit të narkotikëve në Pejë dhe Ferizaj, ku janë sekuestruar mbi 16 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe janë arrestuar tre persona.
Në Pejë janë sekuestruar rreth 10.5 kilogramë marihuanë, një telefon dhe një kartelë memorieje. Një person është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë, ndërsa një tjetër është në arrati.
Në Ferizaj janë arrestuar dy persona, një shtetas i Shqipërisë dhe një i Kosovës. Gjatë bastisjeve janë gjetur rreth 5.5 kilogramë drogë, një armë zjarri me fishekë, para të gatshme, veturë, pajisje për paketim dhe telefona.
Me urdhër të prokurorit, edhe dy të arrestuarit në Ferizaj janë ndaluar për 48 orë.




