Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për qëndrimet e saj lidhur me proceset institucionale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bajrami ka rikujtuar veprimet e LVV-së gjatë kohës sa ishte në opozitë, duke ngritur pyetje rreth votimit për kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, si dhe për presidentin e vendit.
Ajo ka kërkuar nga përfaqësuesit e LVV-së të sqarojnë nëse, gjatë kohës në opozitë, kanë mbështetur këto procese institucionale.
Në fund të reagimit, Bajrami e ka akuzuar LVV-në për hipokrizi.




