Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentativë për shmangie të detyrimeve doganore në pikën kufitare të Vërmicës, pasi gjatë kontrollit të një automjeti janë gjetur katër orë dore të markës Rolex.
Sipas Doganës, udhëtari nuk kishte deklaruar mallra apo vlera monetare. Pas kontrollit të detajuar të automjetit, zyrtarët zbuluan orët, vlera e të cilave vlerësohet rreth 33 mijë euro. Mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa rasti po trajtohet sipas procedurave dhe legjislacionit në fuqi.




