Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar për përmbylljen me sukses të Sharkathon-it të parë, një ngjarje inovative kushtuar dronëve dhe zgjidhjeve vendore në fushën e mbrojtjes.
Kjo ngjarje u organizua nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës me përkrahjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe u organizua në ambientet e Parkut të Trajnimit dhe Inovacioneve në Prizren.
Në këtë aktivitet morën pjesë dhjetë zhvillues dhe ekipe të reja, të cilët prezantuan prototipet e tyre për dronët, duke dëshmuar një potencial të jashtëzakonshëm në rritje të fushës së teknologjisë së avancuar.
Maqedonci njoftoi se kjo është vetëm nisma e parë në një sërë aktivitetesh që do të zhvillohen në javët në vijim për të promovuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe investimet në këtë sektor strategjik.





