Kryeparlamentari Dimal Basha ka votuar sot në zgjedhjet lokale.
Basha ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin masivisht dhe të votojnë, teksa ka shtuar se “vota është zëri juaj që dëgjohet dhe mënyra më e drejtëpërdrejtë për të ndikuar në vendimet që prekin jetën tonë të përditshme”.
Basha shtoi: Le të jetë kjo ditë festë e demokracisë, me votime të qeta, pjesëmarrje të lartë dhe me frymë të plotë qytetarie. Kështu dëshmojmë edhe një herë pjekurinë tonë demokratike dhe dashurinë e sinqertë për vendin që duam.




