Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka njoftuar në një konferencë për media se tre persona janë arrestuar në një qendër votimi në Drenas për fotografim të votës.
“U njoftova nga dega jonë në Drenas, se falë intervenimit të vëzhguesve tanë në një qendër votimi për fotografim të votës. Kur të kemi detaje, do t’ju njoftojmë”, deklaroi ajo.
Megjithatë, Çitaku tha se, sipas të dhënave të deritanishme, procesi zgjedhor po zhvillohet kryesisht mirë.
“Qytetarët po dalin të votojnë dhe po e marrin në duart e tyre drejtimin e qeverisjes së tyre komunale. Siç kemi theksuar gjithmonë, qeverisja komunale është qeverisja më e rëndësishme për qytetarët. Në nivelin lokal përcaktohet cilësia e jetës së qytetarëve”, tha ajo.
Në fund, Çitaku u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime, duke e theksuar rëndësinë e këtij procesi.




