Fitorja e Kombëtares Shqiptare mbrëmë në Leskovac ka tronditur opinionin serb.
Disa media serbe shkruajnë se kjo ishtë disfata më e rëndë për ta, pasi që goli i Rey Manajt ia shoi ëndërrat serbëve për një kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Tragjedi dhe fundi i “idesë” së Piksit: Shqipëria në Leskovac i shoi Serbisë ëndrrat për Botërorin!
dhe “Humbje që dhemb vërtetë: Shqipëria në Leskovac e largoi Serbinë nga Botërori.”, ishin disa nga titujt kryesorë të mediave serbe pas lojës së mbrëshme.
Pas fitores ndaj Serbisë, Shqipëria qëndron në vendin dytë në grup me 11 pikë kurse Serbia në vendin e tretë me 7 pikë, ku kanë mbetur edhe 2 lojë të fundit për tu luajtur për Shqipërinë dhe tre për Serbinë.
Vendi i parë në grup kualifikohet direkt për në Kupën e Botës 2026, ndërsa vendi i dytë shkon në fazën e “play-off”-it për kualifikim.




