Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së me 93.24% të votave të numëruara, Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate po prin bindshëm në Malishevë me 53.05% të votave.
Pas Kastratit vjen Gëzim Krasniqi nga PDK me 18.97% të votave, Valon Hoti nga LVV me 15.72%, Fatmir Ademaj nga LDK me 7.51%, Enver Hoti nga AAK me 3.01%, Valon Krasniqi nga Lista Guxo me 1.45% dhe Selajdin Bytyçi I Pavarur me 0.30%.





