Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, sot do të vizitojë Tiranën në kuadër të Forumit të Investimeve EU-Ballkani përendimor.
Leyen në këtë vizitë do të takohet edhe me krerët e shtetit të Shqipërisë, fillimisht me Presidentin Bajram Begaj e pastaj me Kryeministrin Edi Rama.
Ky forum është me rëndësi për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe marrëdhëniet me Bashkimin Europian.




