Eugen Cakolli nga KDI ka bërë një përmbledhje të rezultateve të zgjedhjeve locale të mbajtura gjatë ditës së djeshme në Kosovë.
Sipas Cakollit nëse mblidhen të gjitha votat e komunave për kandidatët për kryetarë, prin LVV me rreth 27% në nivel vendi, ndërsa për kuvendet komunale prin LDK me rreth 24%.
Cakolli shkruan se zgjedhjet locale dhanë një pamje të larmishme dhe interesante hartës politike të Kosovës krahasuar me zgjedhjet paraprake.
“Sidoqoftë, sipas rezultateve të deritanishme, balotazhi do të jetë edhe më interesant.”, shkruan Cakolli.
Postimi I plotë:
Zgjedhjet lokale dhanë një pamje shumë të larmishme dhe interesante të hartës politike të Kosovës, posaçërisht krahasuar me zgjedhjet paraprake. Më poshtë janë përmbledhjet e përgjithshme dhe për secilën parti. Sidoqoftë, sipas rezultateve të deritanishme, balotazhi do të jetë edhe më interesant.
Nëse mblidhen votat e të gjitha komunave për kandidatët për kryetarë, prin LVV me rreth 27% në nivel vendi, ndërsa për kuvendet komunale prin LDK me rreth 24%.
• LVV fituar pa balotazh në 3 komuna dhe është e dyta në 10 komuna
– Krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2021, LVV ka bërë përparim të dukshëm. Nga asnjë komunë e fituar pa balotazh atëherë, këtë herë ka 3 fitore, ndonëse numri i komunave ku del e para ka rënë nga 5 në 2. Në të njëjtën kohë, numri i renditjeve të dyta është rritur – nga 8 në 10.
• LDK ka fituar pa balotazh në 2 komuna është e para në 6 komuna që shkojnë në balotazh dhe është e dyta në 3 komuna .
– LDK ruan pothuajse të njëjtin nivel si në vitin 2021. Numri i komunave të fituara pa balotazh mbetet i pandryshuar ndërsa ato ku del e para në balotazh janë rritur nga 5 në 6. Ndërkaq, renditjet e dyta kanë rënë nga 4 në 3.
• PDK fituar pa balotazh në 3 komuna është e para në 4 komuna që shkojnë në balotazh dhe është e dyta në 2 komuna .
– PDK ka pësuar një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2021. Fitoret pa balotazh kanë rënë nga 4 në 3, komunat ku del e para nga 6 në 4, ndërsa renditjet e dyta nga 4 në 2.





