Autoritetet izraelite dhe ato në Gaza janë duke u përgatitur për një shkëmbim të rëndësishëm të pengjeve, si një hap para ndalimit të luftës dyvjeçare.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Hamasi do të lirojë të gjitha pengjet izraelite që besohet që janë rreth 20 pasi të tjerët janë vrarë, e në këmbim të saj Izraeli do të lirojë afër 2000 të burgosur palestinezë.
Sot Presidenti amerikan Donald Trump do të udhëtoj rreth Izraelit ku do të takohet me familjarët e pengjeve dhe më pas do të shkoj në Egjipt për një samit paqeje ku synohet paqja e përhershme në Gaza.




