Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një konferencë sot për media ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po përgatitet për një mandat të tretë qeverisës, por gjithashtu është e gatshme edhe për zgjedhje të reja.
Kurti shton se po përgatiten të marrin qeverisjen në kryeqytet dhe nëpër komuna tjera pas rezultatit të zgjedhjeve të djeshme.




