Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale 2025.
Kurti në konferencë tha se partia e tij, Lëvizja Vetëvvednosje ka fituar pa balotazh në Podujevë, Kamenicë dhe Shtime, por që beson se edhe në Gjilan pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës.
Sa i përket balotazhit, Kurti tha se LVV shkon në balotazh në 12 komuna nga 17 gjithsejt që kanë shkuar në balotazh, duke numëruar edhe Gjilanin, dhe shtoi se LVV nuk ka arritur as balotazhin në 5 komuna.
Kurti beson se votat e diasporës do të bëjne ndonjë diferencë në ndonjë komunë kur të numërohen.
Kurti shtoi se LVV ka rritur forcën politike në nivel lokal që thotë që është dhurata më e mirë nga populli.
Kurti në fund iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve ku tha se LVV po përgatitet edhe për balotazh po edhe për një mandat tjetër qeverisës Kurti 3, por nëse nuk ka një mandat Kurti 3 atëher shtoi se ata janë të gatshëm edhe për zgjedhje të reja.




