Pas më shumë se dy orësh ka përfunduar takimi i thirrur nga kreu i LVV-së, Albin Kurti, me liderët e partive politike.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur takimin një farsë publike e jo përpjekje për zgjedhjen e krizës institucionale.
“Kurti e pranoj që nuk ka shumicë por kërkojë kushtëzime në pozicionet paraprake që ka pasur deri më tani ajo ishte ose të votohet ose të rrëzohet votimi i fshehtë”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku tutje tha se me plotë zemër do të votonim me 20 vota kundër kandidatin që ata propozojnë.




