Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ukë Rugova, ka deklaruar se pjesëmarrja e deputetëve të kësaj partie në seancën e Kuvendit do të vendoset pas një mbledhjeje të grupit parlamentar.
Rugova tha se fillimisht do të zhvillohet diskutimi brenda grupit, ndërsa më pas do të merret vendimi për qëndrimin e LDK-së ndaj seancës.
“Fillimisht e kemi mbledhjen e grupit parlamentar, pastaj do të vendosim”, deklaroi Rugova./EO/




